Prej disa ditësh i shtruar te Infektivi, rëndohet gjendja shëndetësore e kompozitorit të njohur

Prej disa ditësh i shtruar te Infektivi, rëndohet gjendja shëndetësore e kompozitorit të njohur

16:38, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kompozitori i njohur Flamur Shehu, 77 vjeç është në gjendje të rëndë në QSUT i infektuar me COVID-19.

Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është shtruar në spital. Autor i më se 500 këngëve dhe babai i dj Sardit ndodhet në terapi intensive në QSUT nën kujdesin e bluzave të bardha.

Fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale, kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.
 
Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më të njohur në gjithë trevat shqiptare. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse.

Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco