VIDEO/ Flamingo në liqenin e Ohrit, afër Drilonit

VIDEO/ Flamingo në liqenin e Ohrit, afër Drilonit

09:44, 28/10/2021
A+ Aa A-

Për të disatin vit radhazi, flamingot janë prezentë prej afro një muaji në liqenin e Ohrit, por më të shumtë në numër, njoftoi Agjencia e Zonave të Mbrojtura.

Ky vizitor i rrallë dhe special per liqenin tonë, qëndron në pjesën e zonës midis ish-Vilave rezidenciale dhe Drilonit, duke qenë se niveli i liqenit bie dhe ky vend ju gjason me habitatin e tyre.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur. Në vendin tonë habitati i ketij lloji është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.

Vemendje të veçantë tërheqin për qytetarët që kalojnë në këtë vend të cilët realizojnë foto dhe video duke e parë si dukuri të rrallë për zonën.

Flamingo(Phoenicopterus roseus)

Përshkrimi: Gjatësia e trupit: 120-145 cm. Gjatësia e hapjes së krahëve : 140-170cm. I pangatërrueshem me lloje të tjera. Të rriturit janë të bardhë motive rozë, të rinjtë janë gri  në kafe. Shpesh shihen në tufa të mëdha. Në fluturim dallohen lehtë qafa dhe këmbët e gjata, si dhe pjesa e kuqe tek krahët.

Habitati: Zona ujore te gjera, të cekta, kripore, në disa raste mund te shihet edhe në brigjet baltore dhe plazhe.

Ushqimi: Krustace te vogla.

Folezimi: Folezon në koloni. Kolonitë më të afërta gjenden në brigjet e Mesdheut të Evropës Perëndimore dhe në Turqi.

Shtegëtimi dhe dimërimi: Nuk folezon në vëndin tonë, por ështe i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjatë dimrit gjendet në numër më te madh. Mund të shihet në kriporen e Nartës kryesisht, por edhe në lagunën e Karavastasë.

Kërcënimet: Shqetësimi, gjuetia e paligjëshme, ndotja e ujit, ngecja në rrjetat e peshkimit.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco