VIDEO nga SYRI TV/ Infektivi plot me të sëmurë me Covid, familjarët: Na thonë nuk ka antibiotik

VIDEO nga SYRI TV/ Infektivi plot me të sëmurë me Covid, familjarët: Na thonë nuk ka antibiotik

16:15, 12/09/2021
A+ Aa A-

Shtatori vijon të mbetet në shifra të larta të infektimeve me Covid. Shtimi i rasteve ka bërë që edhe në spitalet të ketë numër të lartë të të shtruarve. Por familjarët e pacientëve ankohen se brenda pavioneve të infektivit mungojnë antibiotikët dhe gjendja shëndetësore e të sëmurëve është kritike. Pacientët ankohen se spitali nuk ka antibiotik, duke i mbajtur vetëm me paracetamol dhe oksigjen. Familjarët ankohen se në kushte shtëpie mjekja i dha 2 kura antibiotik ndërsa në spital si bëjnë asgjë.

Nga SYRI TV

Heshtje dhe tension ndjehej në kangjellat e spitalit Infektiv i cili pret pacientë të shumtë në këtë valë të 4 të Covid-19. Shtrimet janë rritur ndjeshëm duke sjell një situatë të rënduar në pavionet që tashmë janë kthyer në strehën e personave që kanë shqetësimet më të mëdha shëndetësore.

Familjarët e pacientëve janë ata që e vuajnë më së shumti këtë epidemi që duket se po del përsëri nga kontrolli. Një grua ankohet me lot në sy për gjendjen e bashkëshortit i cili edhe pse 4 dite i shtruar në spital nuk ka asnjë ndryshim. I biri i pacientit thotë se babai i tij i ka thënë se gjendja e pandryshuar shëndetësore ka ardhur për shkak të mungesës së antibiontikëve në spital.

Në vëzhgimin që SYRI TV ka kryer pranë këtij spitali në 15 minuta 4 autoambulanca me pacient erdhën me urgjencë për shtrim.

Ndërkohë fatkeqësisht edhe makina e morgut po qëndronte në pritje për të marr një prej pacientëve që kishte nderuar jetë. Por për shkak të kamerave trupi i pajetë u tërhoq përsëri duke pritur largimin e medieve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco