VIDEO/ Festa e Lakrorit rikthehet në Korçë, mijëra turistë vendas e të huaj shijojnë gatimet

VIDEO/ Festa e Lakrorit rikthehet në Korçë, mijëra turistë vendas e të huaj shijojnë gatimet

13:14, 12/09/2021
A+ Aa A-

Festa e Lakrorit këtë vit në Korçë mblodhi mijëra turistë vendas e të huaj.të Intervistuar nga SYRI TV Qytetarët shprehen se shijuan jo vetëm gatimin tradicional por edhe serenatën korçare ndryshe nga 1 vit më parë që u kushtëzuan për shkak të pandemisë.

Nga Syri Tv

"Festa e Lakrorit'' rikthet në Korçë, edhe këtë vit në fshatin Polenë. Lakrori me dy petë i përgatitur nga amvisat korçare dhe i pjekur në saç ka bërë bashkë banorët e fshatit Polenë, qytetarët korçarë dhe turistë vendas edhe të huaj për të shijuar gatimin më të veçantë korçar. Amvisat të cilat përgatisin lakrorin u shprehën se ndihen të lumtura dhe e kanë pritur ketë festë edhe pse një vit më parë u kushtëzuan për shkak të pandemisë.

Kësaj feste i janë bashkuar qytetarë dhe turistë të cilët kanë shijuar lakrorin me përbërës të ndryshëm nën shoqërinë e miqve apo familjarëve.

Festa e lakrorit ruan traditën e fshatit Polenë dhe të gjithë zonës së Korçës ku qytetarët shijuan jo vetëm gatimin tradicional por edhe serenatën korçare. Instalcioni i veçantë me saçin , okllainë dhe jastragaçin i dhanë një vlerë të veçantë kësaj feste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco