FOTO-VIDEO/ Alvini mbërrin në shtëpinë, ja pritja që i rezervojnë fqinjët

FOTO-VIDEO/ Alvini mbërrin në shtëpinë, ja pritja që i rezervojnë fqinjët

21:31, 08/11/2019
A+ Aa A-

Alvin Berisha, 11-vjeçari i mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë, vijon të jetë personazhi i ditës në Itali. 

Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë.

Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, shkruan "Lecco Notizie".

Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. 

Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi. 

11-vjeçari qëndroi për 5 vite larg babait dhe dy motrave, duke përjetuar dramën e luftës në Siri. Aty ai shkoi me nënën, e cila ishte radikalizuar përmes internetit. 

Falë një pune të madhe të autoriteteve italiane dhe pas apelit të madh në media, Alvini ia doli ti shpëtonte ferrit sirian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco