Nxënësit e thonë hapur para kamerave: Kopjuam, na lanë mësuesit Foto ilustruese

Nxënësit e thonë hapur para kamerave: Kopjuam, na lanë mësuesit

15:35, 04/06/2018
A+ Aa A-

Janë testuar rreth 37 mijë maturantë, duke përfshirë edhe mbetësit, ditën e sotme në provimin e anglishtes.

Siç është urdhëruar nga ministria e Arsimit, nxënësit u testuan në klasa, korridore dhe palestra.

Ambientet kanë qenë të survejuara me kamera, por edhe administratorët nuk janë shkëputur asnjë moment nga procesi i provimit.

Provimi filloi në orën 10.00 dhe përfundoi më herët se orari i parashikuar në udhëzim.

Të pyetur nga Top Channel, maturantët e shkollës “Andon Zako Çajupi”,të cilët u testuan në shkollën 9-vjeçare, “Niket Dardani”, kanë arritur të kopjonin.

Në çdo shkollë të mesme, për mbarëvajtjen e procesit u angazhuan disa punonjës të policisë, ndërkohë që janë marrë edhe masa të tjera.

 “Janë marrë në ruajtje agjencia kombëtare e provimeve dhe qendrat ku do të korrigjohen provimet me policë 24 orë”, tha drejtori i Rendit, Albert Dervishaj.

Sipas rregullores së maturës shtetërore, rezultatet e provimeve bëhen publike 10 ditë nga data e provimit, por maturantët nuk kanë të drejtë ankimimi.

Provimi i radhës është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më datë 8 qershor, për të vijuar me matematikën më datë 13 dhe të fundit, testet me zgjedhje më datë 20 qershor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arsimi ne rrezik04/06/2018 15:45

Arsimi ne rrezik! Kombi ne humnere! kjo eshte gjendja aktuale SOT! kjo nuk eshte demokraci! ky eshte destruktivitet! ne Komunizem Arsimi ishte i Kualifikuar! Jemi ne rrezik!

Shto koment

Denonco