Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve

Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve

21:14, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një analizë të thjeshtë gjaku mund të zbulohet mosha biologjike dhe jetëgjatësia e 11 organeve të trupit tonë. Testi i ideuar dhe realizuar është krijuar nga Universiteti Stanford dhe mund të jetë në treg brenda 3 viteve.

Gjithashtu, me anë të këtij testi do të jetë e mundur të përcaktohen sëmundjet që mund të prekin këto organe brenda 10 viteve nga kryerja e testit, ku përfshihen edhe truri dhe zorrët.

Aktualisht është në fazë eksperimentale dhe metoda është përshkruar në revistën shkencore “Nature Medicine”.

Autorët shpjegojnë se çdo organ plaket në kohë të ndryshme dhe qëllimi është vrojtimi i sinjaleve të këtyre ndryshimeve.

Gjatë fazës studimore janë vrojtuar të dhënat e 17 viteve të 600 mijë individëve nga UK Biobank. Mbi këto baza janë vrojtuar në gjak 3 mijë proteina, disa prej të cilave përkojnë me aktivitetin e çdo organi, ndër të cilët truri, muskujt, zemra, mushkëritë, arteriet, mëlçia, veshkat, pankreasi, sistemi imunitar, zorrët dhe indet.

Deri tani ka dalë në pah dhe është konfirmuar diçka mbi trurin, që është rojtari i vërtetë i jetëgjatësisë. Nëse ke një tru të plakur, rriten shumë mundësitë e vdekshmërisë, ndërsa nëse është i ri, aq më shumë zgjatet jeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco