Lajmi i fundit

EMRI/ Vrasja në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimës

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet

09:56, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

ë sasi të kufizuar, sepse në 100 gramë qershi ka rreth 15 gramë karbohidrate. Prandaj, te pacientët me diabet, sasia e lejuar duhet të përcaktohet individualisht.

Si rekomandim i përgjithshëm, një grusht qershish mund të merret si një zamër.

Meqenëse janë të tharta, a mund të hahen vishnjat pa kufizim?

Edhe te vishnjat, njësoj si te qershitë, sasia përcaktohet individualisht.

Në përgjithësi, nuk ka ushqim që mund të hahet pa kufizim, prandaj kjo vlen edhe për vishnjet. Edhe pse kanë shije më të thartë, ato përsëri përmbajnë karbohidrate dhe mund të ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak.

Si ndikon fruti në rritjen e sheqerit në gjak?

Çdo frut përmban karbohidrate dhe ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Disa fruta kanë indeks glikemik më të lartë, ndërsa disa më të ulët. Indeksi glikemik tregon shpejtësinë me të cilën një ushqim e rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Rekomandimi i përgjithshëm për personat me diabet është që fruti të jetë i pjekur, por ende i fortë. Duhet të shmangen frutat tepër të pjekura, sepse ato mund ta rrisin më shpejt sheqerin në gjak.

Gjithashtu, frutat duhet të hahen duke u përtypur mirë, jo të shtrydhen dhe të pihen si lëng. Kur fruti shtrydhet ose bluhet, indeksi glikemik rritet dhe sheqeri në gjak mund të ngrihet më shpejt.

Nuk ekziston frut që personi me diabet nuk guxon ta hajë fare. Çështja kryesore është sasia dhe koha kur konsumohet.

Ajo që duhet të shmanget më shumë është fruti i tharë, sepse te frutat e thata përqendrimi i sheqerit është më i lartë.

Në cilën pjesë të ditës është më mirë të hahet fruti?

Koha më e përshtatshme për zamrën me fruta te personat me diabet varet nga lloji i terapisë që përdor pacienti.

Te pacientët që marrin terapi me tableta, fruti zakonisht rekomandohet brenda gjysmë ore deri në një orë pas vaktit kryesor.

Te pacientët që janë në terapi me insulinë, qasja ndryshon varësisht nga modeli i terapisë insulinike dhe lloji i insulinës, nëse përdoret insulinë humane apo analoge. Në bazë të kësaj përcaktohen edhe zamrat gjatë ditës, të cilat shpesh mund të jenë me fruta.

Nëse ka nevojë për zamër gjatë natës, ajo zakonisht nuk duhet të jetë me fruta.

Te personat që përdorin insulinë analoge, fruti zakonisht merret menjëherë pas vaktit kryesor, ngjashëm si te pacientët që përdorin tableta. Ndërsa te personat që përdorin insulinë humane, fruti zakonisht merret rreth dy orë pas vaktit kryesor.

A është më mirë fruti të hahet pas ushqimit apo ndërmjet vakteve?

Te personat me diabet, koha e marrjes së frutave përcaktohet sipas terapisë dhe mënyrës se si ajo vepron në organizëm.

Te personat që nuk kanë diabet dhe nuk kanë rezistencë ndaj insulinës, frutat zakonisht rekomandohen ndërmjet vakteve kryesore, në mënyrë që organizmi t’i përthithë më mirë lëndët ushqyese që ato përmbajnë.

Për personat me diabet, më e rëndësishmja është që frutat të mos konsumohen në sasi të mëdha dhe të mos merren në formë lëngu, por si fruta të plota, në sasi të matur dhe sipas këshillës së mjekut ose nutricionistit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco