Stresi zakonisht ushqehet nga mendimet rreth së ardhmes ose shqetësimeve të pashpjeguara. Prandaj, teknikat që kërkojnë fokus në frymëmarrje, trup apo imazhe të qeta janë veçanërisht efektive për t’u ndier më shpejt të qetë.
Ka disa teknika që studime dhe artikuj të psikologjisë i nxisin shpesh si mënyra të lehta për të ulur tensionin e trupit dhe mendjes:
1. Fokusimi në frymëmarrje
Bëj frymëmarrje të thellë dhe të ngadaltë: frymëmarrje nga hunda dhe nxjerrje nga goja, kjo ndihmon sistemin nervor parasimpatik të futet në gjendje qetësimi.
2. Qetësia
Mendimi për një vend të qetë, të bukur dhe të sigurt, si në një plazh apo mal, mund të ulet reagimi i stresit.
3. Relaksimi i muskujve
Shtrëngimi i muskujve pastaj lirimi i tyre ndihmon trupin të çlirojë tensionin fizik dhe mendor.
4. Numërimi i ngadaltë
Numërimi fokuson mendjen dhe e largon nga mendimet stresuese.
5. Vetëdija
Të jesh i vetëdijshëm për momentin e tashëm, pa gjykim, ndihmon të largosh mendimet shqetësuese rreth së ardhmes që janë burim stresi.
6. Ndërprerja e ciklit të mendimeve stresuese
Ndrysho aktivitetin duke dëgjuar muzikë, duke lexuar diçka të këndshme ose duke qeshur, sepse e këto veprime mund të “këpusin” rrethin vicioz të mendimeve negative.
© SYRI.net