Çamçakëzi që zbulon gripin para simptomave

Çamçakëzi që zbulon gripin para simptomave

13:24, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të zbulosh apo kuptosh që ke virusin e gripit para shfaqjes së simptomave.

Ky është hapi i radhës i një grupi pune gjerman që ka krijuar një sensor molekular që zbulon praninë e virusit dhe çliron menjëherë një molekulë aromatike lehtësisht të kuptueshme. Kështu kanë zhvilluar një camcakëz, të cilit i është aplikuar pikërisht sensori molekular, i cili në kontakt me pështymën, në rastin kur një person ka pasur kontakt me virusin, por ende nuk ka simptomat, çliron aromë brenda 30 minutash.

Në testet e zhvilluara në laborator, eksperimentet kanë rezultuar të suksesshme dhe sensorët molekularë nuk kanë efekte anësore që të ndikojnë në ndryshimin e funksionimit qelizor.

Pas këtyre testeve, autorët e studimit bëjnë të ditur që së shpejti pritet të nisin edhe testet klinike tek njeriu.

Aktualisht ka shumë mënyra për të diagnostikuar gripin, por asnjë nuk arrin të zbulojë para shfaqjes së simptomave. Dhe për më tepër, kjo metodë e re do të ishte jo e kushtueshme dhe e aksesueshme për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco