Pse vezët janë një zgjedhje më e mirë për mëngjes sesa drithërat

Pse vezët janë një zgjedhje më e mirë për mëngjes sesa drithërat

10:35, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shpesh në orët e para, ndërsa jemi ende të përgjumur, është e vështirë të vendosim se çfarë të hamë. Dilema bëhet edhe më e madhe kur kërkojmë një vakt të shëndetshëm dhe nuk jemi të sigurt se cili është më i miri.

Një ekip ekspertësh nga Los Angeles ka zhvilluar një studim me 20 persona mbipeshë, të ndarë në dy grupe – njëri konsumoi vezë për mëngjes dhe tjetri drithëra. Të dy vaktet përmbanin proteina, por rezultatet treguan se vezët janë alternativa më e mirë për shkak se ndjesia e ngopjes zgjat më shumë, raporton Centarzdravlja.hr.

Para dhe pas eksperimentit, studiuesit matën nivelet e ghrelinës, hormonit që stimulon urinë, dhe të leptinës, hormonit që nxit ndjesinë e ngopjes. U zbulua se ata që konsumuan vezë kishin më pak ghrelinë dhe më shumë leptinë gjatë ditës, duke konsumuar kështu më pak ushqim në total krahasuar me grupin e drithërave.

Sipas ekspertëve, ushqimet me proteina cilësore ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes dhe mund të kontribuojnë në parandalimin e obezitetit apo në uljen e peshës trupore.

Një vezë e madhe përmban rreth 70 kalori, 5 gramë proteina, 5 gramë yndyrë dhe 186 miligramë kolesterol. Shkencëtarët rekomandojnë vezën e zier si formën më të shëndetshme, pasi nuk përmban kalori shtesë nga vaji dhe është më e sigurt falë trajtimit termik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco