Pse të hash në orën 6 të pasdites është gjëja më e qytetëruar që mund të bësh

Pse të hash në orën 6 të pasdites është gjëja më e qytetëruar që mund të bësh

13:34, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Helen Coffey/

“Kam rezervuar në orën 20:30. Shpresoj të jetë në rregull!”

Pak mesazhe më shkaktojnë aq ankth sa ky. E dua shoqen time, përndryshe s’do kisha pranuar darkë në mes të javës, por ajo po më teston durimin.

“Faleminderit! S’kishin tavolinë të lirë më herët??” – përgjigjem me një entuziazëm të rremë.

“Jo, vetëm në 18:00 ose në 20:30.”

Atëherë, rezervo për orën 18:00, o sadiste!, dua t’i bërtas. Por fatkeqësisht, zakonet shoqërore nuk e lejojnë.

Dikur, të preferoje një orar të hershëm për darkë nënkuptonte që ishe rrugës për të marrë pension pleqërie. Por kjo po ndryshon: gjenerata Z po thyen rregullat e zakonshme të restoranteve dhe unë jam më e lumtur se kurrë.

Sipas OpenTable, rezervimet në orën 6 pasdite janë rritur me 11% në Londër dhe 6% në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe rezervimet në orën 5 kanë parë rritje me 10%. Disa restorante madje po e stimulojnë këtë sjellje, si First Table, që ofron 50% ulje për rezervime mes 16:30 dhe 18:30, dhe Counter 71 që ka meny më të lirë për orët e para të mbrëmjes.

Ora mesatare e rezervimeve në MB është tani 18:12, dhe thuajse gjysma e rezervimeve ndodhin nga ora 13 deri në 18. Edhe pse ora 19 mbetet më e kërkuara, rezervimet në 18:00 dhe 17:00 janë shumë më popullore se ato në 20:00.

Për mua, darka në 18:30 është ideale, direkt pas punës, me kohë për të shijuar bisedën dhe për të qenë në shtëpi deri në 20:00. Në të kundërt, një rezervim në orën 20:30 më lë të uritur, të ankthshme e të lodhur. Derisa ushqimi të mbërrijë në tavolinë, ora ka kaluar 21:30, dhe e di që nuk do fle mirë ngaqë kam ngrënë vonë.

Në të tridhjetat e mia, darkat pas 20:30 garantojnë urth dhe gjumë të keq. Edhe shkenca e mbështet: të hash vonë lidhet me obezitet, diabet, pagjumësi dhe rrezik më të lartë vdekjeje. Arsyeja? Trupi është më efikas në përpunimin e ushqimit gjatë ditës, jo natën, kur ritmet tona cirkadiane kërkojnë pushim.

Shkencëtarët këshillojnë: “Hajeni vaktin e fundit sa më herët që të mundeni.”

Pra, hani kur të doni, por nëse është pas perëndimit të diellit, mos më llogaritni mua. / Independet - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco