Ja sa patate të skuqura duhet të konsumoni në mënyrë që të mos rrezikoni organizmin

Ja sa patate të skuqura duhet të konsumoni në mënyrë që të mos rrezikoni organizmin

20:29, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Patatet e skuqura janë një nga ushqimet më të dashura për shumë njerëz, të shijshme, krokante dhe gjithmonë joshëse. Por, përtej shijes, fshihet një e vërtetë më pak e këndshme: konsumi i tepruar i tyre mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Dhe, sipas shkencëtarëve, ekziston një sasi e saktë që mund të hani pa rrezikuar organizmin tuaj.

Ky snack krokant është më "i rëndë" nga sa duket: vetëm 100 gram patate të skuqura përmbajnë afërsisht 300 kalori – ekuivalenti i një pjate të plotë me makarona apo një racioni pule me perime. Kur skuqen në vaj të nxehtë, shumica e vitaminave dhe mineraleve zhduken, dhe çfarë mbetet është një ushqim i yndyrshëm dhe me shumë niseshte, që qëndron për një kohë të gjatë në trup.

Megjithatë, patatet e skuqura përmbajnë ende fibra, niseshte dhe madje edhe disa acide yndyrore omega. Por problemi është se të gjitha këto vijnë të shoqëruara me shumë yndyrë dhe kalori.

Nëse keni menduar se një porcion i sigurt patatesh të skuqura është një kuti mesatare fast food-i, apo gjysma e një pjate, kemi lajme të këqija për ju.

Sipas profesorit të Universitetit të Harvardit, Eric Rimm, nëse doni të hani patate të skuqura pa dëmtuar shëndetin, atëherë duhet të mjaftoheni me... gjashtë. Jo gjashtë racione, as gjashtë grushta, por vetëm gjashtë patate të vetme!

Sipas tij, një ‘mini-porcion’ i tillë është mënyra më e mirë për të minimizuar dëmin nga yndyrat, kripa dhe niseshtja e skuqur. Ndërkohë, studime të tjera tregojnë se konsumimi i rregullt i patateve të skuqura, dy deri në tre herë në javë, lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco