Stina e verës sjell me vete rreziqe të shtuara për personat që vuajnë nga çrregullimet e tensionit të gjakut. Temperaturat e larta favorizojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të çojë në një ulje të menjëhershme të presionit arterial dhe të shkaktojë gjendje të fikëti apo të përziera, jo vetëm te personat me hipotension, por edhe te ata që trajtohen për hipertension.
Sipas Francesco Palma, uljet e befasishme të tensionit mund të jenë edhe më të rrezikshme për pacientët hipertensivë, sidomos nëse ata marrin medikamente që ndikojnë fuqishëm gjatë verës. Zëvendëspresidenti i Federfarma Verona, Gianmarco Padovani, thekson se efektet e ilaçeve për tensionin e lartë intensifikohen në verë, për shkak të efektit të vasodilatimit që nxit nxehtësia. Prandaj, është thelbësore të përshtaten dozimet dhe oraret e marrjes së ilaçeve. Një sugjerim është që disa prej tyre të merren në mbrëmje, për të shmangur krizat gjatë ditës.
Përveç ilaçeve për tensionin, edhe medikamentet antipsikotike, disa antidepresivë, trajtimet për Parkinsonin apo për disfunksionin erektil mund të shkaktojnë rënie të theksuar të presionit gjatë periudhave me të nxehtë.
Simptomat paralajmëruese të një krize hipotensive (tension i ulët) përfshijnë: zverdhje të menjëhershme, djersitje të ftohta, marramendje, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje dhe humbje të përkohshme të vetëdijes. Këto shenja duhen marrë seriozisht dhe trajtuar menjëherë.
Si të mbrohemi?
Presidentja e Federfarma Verona, Elena Vecchioni, rekomandon:
Kujdesi i shtuar në verë është thelbësor për të shmangur rreziqet e presionit të ulët, sidomos për ata që janë më të ndjeshëm ose që ndjekin trajtime të përhershme mjekësore.
© SYRI.net