Doni të pastroni trupin nga toksinat pas festave të fundvitit? Këto janë disa nga mënyrat

Doni të pastroni trupin nga toksinat pas festave të fundvitit? Këto janë disa nga mënyrat

19:29, 04/01/2024
A+ Aa A-

Të gjithë e teprojmë me pijen ose ushqimin natën e Vitit të Ri. Megjithatë është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme.

Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes.

Detoks me çaj, xhinxher dhe banane

Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.

Smoothie frutash

Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.

Xhinxher i fermentuar

Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.

Uthull molle

Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.

Aktiviteti fizik

Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco