Studimi: Koha e shpenzuar me lojëra elektronike nuk ka lidhje me nivelet e mirëqenies

Studimi: Koha e shpenzuar me lojëra elektronike nuk ka lidhje me nivelet e mirëqenies

12:48, 27/07/2022
A+ Aa A-

BBC

Një studim me 39,000 luajtës lojërash elektronike ka gjetur “shumë pak dëshmi” se koha e shpenzuar duke luajtur prek mirëqenien e tyre

Luajtësit mesatar i duhej të luante për 10 orë më shumë se zakonisht për ditë që të vihej re ndonjë ndryshim, gjeti studimii. Edhe arsyet e të luajturit mund të kishin më shumë efekt.

Mirëqenia u mat duke u pyetur rreth gëzimit me jetën dhe nivelet e emocioneve si gëzimi, trishtimi dhe frustrimi.

Rezultati kundërshton një studim të vitit 2020

I kryer nga i njëjti departament tek Instituti i Internetit të Oksfordit - por me një grup shumë më të vogël luajtësish - studimi i 2020 sugjeroi se ata që luanin për më gjatë, ishin më të gëzuar.

“Sensi i përbashkët thotë se nëse ke më shumë kohë të lirë për të luajtur, ti ndoshta je një njeri më i gëzuar”, tha profesori Endru Przibilski, i cili punoi në të dyja studimet.

“Por në kontrast të asaj që ne mund të mendojmë rreth lojërave të qenit të mira ose të këqija për ne, ne gjetëm [në këtë studim të fundit] dëshmi shumë përfundimtare se sa shumë luan, nuk ka efekt në ndryshimet e mirëqenies”.

Këto kohë, kompanitë teknologjike, si Soni, Mikrosoft dhe Nintendo, dhanë të dhëna 6 mujore - me lejen e luajtësve - nga:

●    Animal Crossing: New Horizons

●    Apex Legends

●    Eve Online

●    Forza Horizon 4

●    Gran Turismo Sport

●    The Crew 2

Gjatë kësaj kohe, vetëm një lojtar iku nga studimi - i publikuar në ditarin Shoqëria Mbretërore Shkenca e Hapur.

Shëndeti mendor

Në Kinë, fëmijët lejohen të luajnë për vetëm një orë në ditë, në të premte, të shtunë e të dielë.

Por shumë luajtës rreth botës thonë se të luajturit i ndihmon me shëndetin mendor.

Majk Deilli, i cili krijoi ‘Lemmings’ dhe ‘Grand Theft Auto’, tha që benefitet janë të ndryshme.

“Nuk jam i sigurt nëse është diçka që mund të matet me vetëm një gjendje mirëqenie”, tha ai

“Si çdo gjë në jetë, është një balancë.”

“Të shpenzosh 24 orë duke luajtur, ajo nuk është gjë e mirë - por të shpenzosh 24 orë duke ngrënë ose duke bërë ushtrime - ajo prapë nuk është gjë e mirë”./Përktheu: Lisia Palushi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco