Zemërimi mund të shkaktoj atak në zemër, studimi: Çfarë ndodh për 40 minuta

Zemërimi mund të shkaktoj atak në zemër, studimi: Çfarë ndodh për 40 minuta

16:44, 06/05/2024
A+ Aa A-

Në një studim të ri të kryer në SHBA, shkencëtarët zbuluan se zemërimi afatshkurtër te njerëzit e shëndetshëm prish funksionin e enëve të gjakut dhe kufizon rrjedhjen e gjakut, gjë që mund të çojë në një ngjarje të rëndë mjekësore. Përveç kësaj, një ekzaminim i enëve të gjakut të pjesëmarrësve në studim zbuloi se rreziku i tyre për atak në zemër u rrit për 40 minuta pasi ishin të zemëruar.

Pra, si shkakton zemërimi përkeqësimin e enëve të gjakut?

Studiuesit analizuan 280 pjesëmarrës dhe i caktuan rastësisht në tre studime tetë minutëshe. Grupit të parë iu kërkua të kujtonte një kujtim që i zemëronte shumë, grupit të dytë iu kërkua të kujtonte një moment ankthi dhe grupit të tretë iu kërkua të lexonte një fjali që do t’i bënte të ndiheshin të trishtuar.

Pas këtyre detyrave, shkencëtarët morën mostra gjaku nga pjesëmarrësit për matjet e presionit të gjakut dhe zgjerimit të enëve të gjakut në 3, 40, 70 dhe 100 minuta për të vlerësuar shëndetin e qelizave.

Sipas rezultateve, një dëmtim në zgjerimin e enëve të gjakut u vu re midis 0 dhe 40 minutash tek ata që kujtuan ngjarjet e kaluara që shkaktuan zemërim. Ky dëmtim nuk ishte i pranishëm pas minutës së 40-të. Megjithatë, shkencëtarët nënvizuan se këto 40 minuta janë mjaft të forta për të ndodhur një atak në zemër.

Specialisti i kardiologjisë Ass. Dr. Hale Ünal Aksu tha: “Nuk dihet saktësisht se si zemërimi prish funksionin e enëve të gjakut. Nuk shpjegohet as në studim. Këtu ka disa hipoteza të bazuara në të dhëna të vjetra. “Këto lidhen me pasojat biologjike të stresit”, tha ai dhe shtoi:

“Në thelb, dihet se stresi aktivizon sistemin tonë nervor simpatik. Ky aktivizim prish funksionin e qelizave tona të shtratit vaskular.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco