Disa nga shenjat që tregojnë se fëmija juaj është i uritur

Disa nga shenjat që tregojnë se fëmija juaj është i uritur

10:12, 06/05/2024
A+ Aa A-

Nënat e reja shpesh pyesin se sa ushqim duhet t’u japin foshnjave të tyre dhe sa shpesh duhet t’i ushqejnë ato e disa të tjera shqetësohen nëse foshnja e tyre nuk ka marrë mjaftueshëm ushqim.

Por mos u shqetësoni, fëmijët do e shfaqin vetë shenjën e këtyre gjërave.

 

Këtu janë disa shenja të urisë që fëmija juaj mund të shfaqë:

* të qenit më zgjuar dhe aktiv (të menduarit për ushqimin i bën foshnjat të emocionohen)
* duke e kthyer kokën anash, sikur të kërkonin ushqim
* hapja dhe mbyllja e gojës
* duke e kthyer kokën drejt gjoksit
* duke bërë lëvizje thithëse me gojën e tyre (edhe nëse nuk kanë biberon)
* duke rrahur buzët, ose duke nxjerrë gjuhën jashtë
* duke thithur gishtat, duart ose veshjet e tyre
* duke shtrënguar duart në grushte të vegjël



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco