Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin

Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin

12:49, 09/05/2024
A+ Aa A-

A e dinit se ecja në labirint është një metodë efektive në reduktimin e stresit, duke aktivizuar trupin dhe mendjen? Labirintet janë përdorur në mbarë botën për shekuj me radhë si një mënyrë për të qetësuar mendjen, për të lehtësuar ankthin, për të rikuperuar ekuilibrin e jetës, për të rritur kreativitetin dhe njohuritë. Gjatë Mesjetës, gati 25% e katedraleve e kishin një të tillë dhe sot ecja në labirinte është bërë një metodë gjithnjë e më popullore.

Por mos u konfuzoni, sepse shumë njerëz i ngatërrojnë ato me rrugë pa krye, tek të cilat mund të humbasësh. Jo! Labirintet bazohen në dizajne klasike që, sado komplekse të jenë, garantojnë një rikthim në pikënisje.

'Labirinti është një rrugë e sigurt, por me kohë të paparashikueshme,' thotë Reverend Dr.Lauren Artress, e cila themeloi organizatën jofitimprurëse 'Veriditas' në 1996-ën e cila ka si qëllim të 'mbushë planetin me labirinte'.

Image

Modeli i labirinteve gjatë Mesjetës në Europë

Shembuj të imazheve klasike të labirintit datojnë 4000 vjet më parë. Në Evropë dhe Afrikën e Veriut, dizajnet e tyre u shfaqën në gdhendjet dhe pikturat në shkëmb, si dhe mbishkrimet në pllaka e monedha. Në të gjithë Azinë, Amerikën dhe Afrikën Jugore, ato ishin si dizajn i shportave.

Krahas këtyre rrënjëve të thella historike, praktika e ecjes në labirint po zëvendëson meditimin ulur. Që prej vitit 2019, të Shtunën e parë të muajit Maj njerëzit në mbarë planetin e kanë cilësuar si “Ditën Botërore të Labirinteve” duke kryer aktivitete të ndryshme. Por veçanërisht për të burgosurit, apo pacientët në spitale është një praktikë shumë e shëndetshme si në aspektin fizik ashtu dhe mendor.

Image

Ecja në labirint po praktikohet më së shumti vitet e fundit

Nxit paqen e brendshme, pozitivitetin, kultivon ndjenjën e dhembshurisë, të lidh më shumë me veten dhe të bën të reflektosh mbi gjithçka.

Një mori formash të labirinteve historike mund të gjenden në të gjithë globin. Versionet e gurëve nordikë shtrihen në brigjet e Detit Baltik, ndërsa modelet e labirintit të njohura si 'Chakra Vyuha' janë gdhendur në muret e tempullit indian. Në Amerikë gjendet modeli ikonik 'Tohono O’odham'.

Image

Modeli i Kretës

Megjithatë, shumë labirinte bazohen në dy modele klasike që datojnë rreth 3 mijë vjet më parë, ato të Kretës që thuhet se e kanë origjinën në mitologjinë greke dhe modeli 'Chartres'. Ky i fundit përmban 11 qarqe dhe është emërtuar prej katedrales madhështore franceze, dyshemeja e së cilës ka pikërisht këtë model. 'Chartres' u bë i njohur në Evropë gjatë periudhës mesjetare, si një mini pelegrinazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco