Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Mjekja nefrologe Marsida Duli: Frekuentimi i pishinave shton rrezikun për infeksione të veshkave

20:50, 21/07/2022 Nga Fabjona Pasho, Syri Tv
A+ Aa A-

Sëmundjet e veshkave dhe infeksionet  gjatë stinës së verës shpeshtohen.

Mjekja nefrologe Marsida Duli tregon se kjo ndodh për shkak të frekuentimit të pishinave, prandaj edhe këshillon për ruajtjen e higjenës dhe konsultimin me mjekët specialist që në shfaqjen e simptomave.

"Referuar të dhënave botërorë statistikore 1 në 10 të rritur vuajnë nga sëmundjet urinare kronike pasi stina e verës ka shumë specifikë pasi rrit simptomat sëmundjes"- u shpreh mjekja Duli.

Gjatë stinës së verës, qytetarët drejtohen në plazhe apo pishina për të përballuar të nxehtin përvëlues, por, ndodh që këto vende të kthehen në vatra infeksionesh, e veçanërisht urinare.

Nefrologia Marsida Duli, në një intervistë për Syri Tv, tregon se është pikërisht stina e nxehtë që krijon më së shumti probleme me veshkat, duke dhënë edhe shifra.

Gjithashtu, Duli këshillon qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave, në mënyrë që mos të ketë agravim.

Mjekja theksoi se të gjithë ato që kanë shneja dhe simptoma të paraqiten menjëherë të mjeku pasi duhet t'u kushtohet vëmendje në kohën e duhur, ajo bëri thirrje që kur frekuentojmë pishinat duhet të kujdesemi shumë për higjenën vetjake. 

Për të mbajtur nën kontroll shëndetin e veshkave, mjekja këshillon qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake pasi lahen në pishina, gjithashtu të qëndrojnë të hidratuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco