COVID-19/ Çfarë është numri R dhe si llogaritet?

COVID-19/ Çfarë është numri R dhe si llogaritet?

14:00, 14/10/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i riprodhimit ose siç njihet numri R është një mënyrë e vlerësimit të koronavirusit ose aftësisë së ndonjë sëmundje për t’u përhapur.

Është numri i njerzve që një person arrin të infektojë.

P.sh fruthi ka një nga numrat më të lartë me një R prej 15 në popullata pa imunitet.

Kjo do të thotë, mesatarisht një person do të përhapë fruthin në 15 të tjerë.

Coronavirus - i njohur zyrtarisht si Sars-CoV-2 - ka një numër riprodhimi prej rreth tre nëse nuk ndërmarrim asnjë veprim për të ndaluar përhapjen e tij.

Si llogaritet R?

Ju nuk mund ta kapni momentin kur njerëzit janë të infektuar.

Në vend të kësaj, shkencëtarët punojnë mbrapsht.

Të dhënat- të tilla si numri i njerëzve që vdesin, të pranuar në spital ose rezultojnë pozitiv me virus me kalimin e kohës – përdoren për të vlerësuar se sa lehtë po përhapet virusi.

Pse është i rrezikshëm numri mbi një?

Nëse numri i riprodhimit është më i lartë se një , atëhere numri i rasteve rritet në mënyrë eksponenciale- siç mblidhet borxhi në një kartë krediti.

Por nëse numri është më i ulët sëmundja përfundimisht do të ndalojë përhapjen, pasi numri i të infektuarëve është i ulët për të shpërthyer.

Çfarë do të thotë R për shtrëngimin ose lehtësimin e bllokimit?

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha në të kaluarën se numri R ishte një nga faktorët më të rëndëishëm në marrjen e vendimeve të politikës.

Pastaj tha që vlerësimet ishin më pak të besueshme dhe më pak të dobishme sepse numri i rasteve ishte relativisht i ulët.

Por me rastet në rritje përsëri, më shumë vëmendje do t'i kushtohet normave lokale R dhe kombëtare.

Qëllimi do të jetë mbajtja e numrit të riprodhimit nën një.

A është numri më i rëndësishëm?

Numri i riprodhimit është një nga tre të mëdhenjtë.

Një tjetër është ashpërsia - disa njerëz kanë një sëmundje shumë të lehtë që nuk shkakton shumë probleme.

Por koronavirusi dhe sëmundja që ajo shkakton, Covid-19, mund të jetë e rëndë dhe vdekjeprurëse.

E fundit është numri i rasteve, i cili është i rëndësishëm për të vendosur kur të veprohet.

Nëse keni një numër të lartë, por lehtësohen kufizimet dhe numri i riprodhimit është rreth një, atëherë do të keni një numër të lartë të rasteve.

Po në lidhje me një vaksinë?

Pasja e një vaksine është një mënyrë tjetër për të ulur numrin e riprodhimit.

Një pacient me koronavirus natyrisht do të infektojë tre të tjerë mesatarisht, por nëse një vaksinë mund të mbrojë dy prej tyre nga infeksioni, atëherë numri i riprodhimit do të bjerë nga tre në një.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco