FOTO/ Edhe në Kosovë kërkohet dekriminalizimi i politikës dhe vettingu

FOTO/ Edhe në Kosovë kërkohet dekriminalizimi i politikës dhe vettingu

21:54, 28/06/2017
A+ Aa A-

Vetëm pak javë më parë Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme miratoi të gjitha institucionet e vettigunt dhe njerëzit që do ta bëjnë atë. Por që në vitin 2015 me këmbëngulen e PD-së, kuvendi miratoi edhe ligjin e dekriminalizimit.

Ky ligj ndalon politikanë apo personazhe me të kaluar kriminale që të hyjnë në politikë. Kjo ishte një fitore e opozitës e cila parandaloi në zgjedhjet lokale të 2015 dhe parlamentare të 2017, përfshirjen e personave me të kaluar kriminale.

Kjo eksperiencë pozitive duket se do të kërkohet për tu implementuar edhe në Kosovë.

Në një qëndrim të sajin, një nga gazetat e Kosovës, sot ka kërkuar dekriminalizim të institucioneve dhe vetting në drejtësi. Kosova aktualisht është në një situatë problematike pikërisht për shkak të korrupsionit të lartë, por edhe të figurave të inkriminuara që janë bërë pjesë e institucioneve, por edhe të politikës.

“Dekriminalizimi i shtetit do t'i hapë rrugën reformave serioze dhe të besueshme, ndërsa do ta përshpejtonte rrugëtimin evropian të Republikës sonë. Nga ana tjetër, reformimi i drejtësisë është një sfidë tjetër, të cilën edhe pse kaluan 18 vjet nga përfundimi i luftës, nuk e kemi tejkaluar”, thuhet në editorialin e gazetës Kosova Sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco