Skandal diplomatik i Vuçiç pas seancës për Kosovën, akuzoi sllovenët dhe i quajti ‘të neveritshëm’, reagime të ashpra pas deklaratës

Skandal diplomatik i Vuçiç pas seancës për Kosovën, akuzoi sllovenët dhe i quajti ‘të neveritshëm’, reagime të ashpra pas deklaratës

20:58, 24/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përballur me kritika të ashpra pas një veprimi të cilësuar gjerësisht si “skandaloz” gjatë punimeve të seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Vuçiç tha të martën se Serbia ra në kurthin e ngritur nga SHBA, Zvicra dhe Sllovenia.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiç.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë në punimet e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk i përkasin presidentëve të shteteve, e aq më pak marrëdhënieve miqësore mes popullit slloven dhe atij serb”, u shpreh kryeministri slloven Robert Golob, duke komentuar një deklaratë të Vuçiç.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ftoi të ngarkuarin me punë në ambasadën e Serbisë në Lubjanë pas deklaratës së Vuçiç kundër Sllovenisë pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, i quajti fyese dhe të papranueshme fjalët e Vuçiç, ndaj dhe vendosën të ftojnë të ngarkuarin me punë të Serbisë për t’i mbrojtur ato.

“Ne kërkojmë shpjegim, falje, nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha ajo duke i quajtur të pavërteta fjalët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco