Serbia drejt kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak? Vuçiç do të shqyrtojë propozimin

Serbia drejt kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak? Vuçiç do të shqyrtojë propozimin

11:02, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në Serbi mund të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm serb, Milan Mojsiloviç deklaroi se vlerësimin dhe propozimin për kthimin e detyrimit për shërbimin ushtarak, me propozim model, do t’i paraqitet  dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç, deri në fund të muajit, shkruan Euronews Serbia.

“Meqenëse e morëm detyrën nga Komandanti i Përgjithshëm, nuk do të ishte korrekte të flisja publikisht për përmbajtjen e saj para se të parashtroj propozimin e kërkuar”, u shpreh Mojsiloviç.

Ai shpjegoi se Shtabi i Përgjithshëm përpunoi disa modele të mundshme të shërbimit ushtarak, me efekte pozitive dhe negative të evidentuara qartë, mbi bazën e të cilave u njoh dhe u përzgjodh modeli optimal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco