Serbi/ Njeriu në listën e zezë të SHBA propozohet si zëvendëskryeministër

Serbi/ Njeriu në listën e zezë të SHBA propozohet si zëvendëskryeministër

11:26, 30/04/2024
A+ Aa A-

Aleksandar Vulin, që është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi.

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Milosh Vuçeviqç ka propozuar përbërjen e qeverisë së re të martën, raporton "B92".

Vuçeviç ka propozuar në postin e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulinin, i sanksionuar nga SHBA.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër është propozuar Marko Gjuriç.

Ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratislav Gashiç.

Ministër i Brendshëm është propozuar Ivica Daçiç. 

Vulin u fut vitin e kaluar në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Vulin njihet për lidhje të forta me Rusinë. Në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryetar i BIA-s serbe dhe ishte larguar pas sanksionimit nga SHBA.

Edhe ministri i Jashtëm, Gjuriç së fundmi është raportuar se ka takuar udhëheqësin e grupit terrorist të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.

Edhe Nenad Popoviç, i propozuar si ministër pa portofol, është pjesë e listës së zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco