Kryeministri i Malit të Zi në Berlin: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi në Berlin: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

22:29, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic në një intervistë për Berliner Morgenpost ka thënë se Podgorica s’do të heq dorë nga njohja e Kosovës dhe synimet strategjike që ka.

“Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, nga rruga jonë evropiane, nga anëtarësimi në NATO dhe nga njohja e Kosovës. Ne do të ndihmojmë për afrimin e Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor me Evropën” ka theksuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco