Tragjedia me mbi 600 viktima në brigjet greke, gjykata pushon çështjen për 9 të akuzuarit

Tragjedia me mbi 600 viktima në brigjet greke, gjykata pushon çështjen për 9 të akuzuarit

12:48, 21/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata greke ka vendosur të pushojë çështjen për 9 egjiptianë të akuzuar për fundosjen e një anijeje ku humbën jetën qindra emigrantë vitin e kaluar. Më 14 qershor 2023, anija “Adriana” u mbyt me rreth 750 persona në bord. Rreth 104 të mbijetuar u shpëtuan, kryesisht emigrantë nga Pakistani, Siria dhe Egjipti.

Ndërsa u gjetën edhe 82 trupa të tjerë.

Të pandehurit, të moshës nga 21 deri në 37 vjeç, ishin mes të mbijetuarve dhe përballen me akuza të shumta duke përfshirë vrasje nga pakujdesia, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe lehtësim të hyrjes së paligjshme në vend.

Një gjyqtar hodhi poshtë akuzat kundër nëntë burrave, duke përmendur mungesën e juridiksionit. Avokatët nga grupet greke të të drejtave të njeriut po përfaqësojnë nëntë egjiptianët, të cilët kanë mohuar akuzat për kontrabandë.

Ata argumentuan se klientët e tyre u arrestuan pak më shumë se 24 orë pasi i mbijetuan fundosjes së anijes dhe se fundosja ndodhi jashtë ujërave territoriale greke. Përpara gjyqit, organizata e të drejtave Human Rights Watch (HRW) tha se një hetim paralel mbi veprimet e autoriteteve greke është ende në një fazë paraprake.

“Ekziston një rrezik real që këta nëntë të mbijetuar mund të shpallen ‘fajtor’ në bazë të provave të paplota dhe të dyshimta,” tha Judith Sunderland, një drejtore e asociuar për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW.

A e kishte fajin roja bregdetare greke?

Fundosja e anijes rriti presionin mbi qeveritë europiane për të mbrojtur emigrantët dhe azilkërkuesit që po përpiqen të arrijnë në kontinent. Shumë grupe dhe media për mbështetjen e migrantëve kanë thënë se roja bregdetare greke nuk ndërhyri në kohën e duhur.

Roja bregdetare kishte këmbëngulur se kishte komunikuar me personat në bord të cilët “refuzuan çdo ndihmë”. Emigrantët  nga Afrika dhe Azia shpesh marrin rrugën e Mesdheut duke përdorur varka të mbipopulluara për të arritur në brigjet europiane.

Kontrabandistët e qenieve njerëzore shpesh i transportojnë emigrantët për një tarifë shfrytëzuese, pa asnjë garanci se do t’i mbijetojnë udhëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco