E punësoi për t’i pastruar shtëpinë/ Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen

E punësoi për t’i pastruar shtëpinë/ Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen

21:24, 19/05/2024
A+ Aa A-

Një 53-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois”.

Aty kishte shkuar për te pastruar një 53-vjeçare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistencën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë vënë në pranga 53-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco