Pavarësisht thirrjeve për shkëputje, Dodik sërish shkon në Rusi

Pavarësisht thirrjeve për shkëputje, Dodik sërish shkon në Rusi

08:19, 23/04/2024
A+ Aa A-

Pavarësisht thirrjeve për shkëputje nga Rusia dhe sanksioneve që iu vunë nga SHBA, serbët në krye të institucioneve kryesore në Bosnje e Serbi duket se po ofrohen edhe më shumë me shtetin i cili po kryen luftë në Ukrainë.

Kështu sot presidenti i RS dhe kreu i SNSD, Milorad Dodik mbrëmë vonë është nisur drejt Rusisë.

Ai do të jetë në Shën Petersburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë liderë dhe zyrtarë nga më shumë se 120 vende, të cilëve do t’u drejtohet përmes videolidhjes presidenti rus Vladimir Putin, shkruan RTRS.

Ministri i Sigurisë në Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Nenad Neshiq mbrëmë vonë ka publikuar një fotografi nga avioni në shoqërinë e Milorad Dodik.

Në fund të muajit prill ai planifikoi të marrë pjesë në forumin e sigurisë në Shën Petersburg, ndërsa në qershor është planifikuar të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Dodik më pas deklaroi se do të marrë pjesë aktive në forumin e sigurisë, i cili përfaqëson takimin e 12-të ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë të ngarkuar me çështjet e sigurisë, i cili do të mbahet nga 23 deri më 25 prill.

Gjithashtu, presidenti i RS planifikon të vizitojë Shën Petersburg në qershor për të marrë pjesë në forumin ekonomik, ku ai shpreson të takohet me kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë.

Dodik thekson rëndësinë e këtyre forumeve për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit me kompanitë ruse, si dhe si një mundësi për të mësuar për arritjet botërore në ekonomi dhe siguri.

Që nga pushtimi i Ukrainës në muajin shkurt, Bosnja mbeti një nga vendet e pakta evropiane – përfshirë Bjellorusinë, Serbinë dhe Moldavinë – që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, me Dodikun që e ka bllokuar vazhdimisht këtë vendim.

Udhëheqësi serb i Bosnjës e justifikoi këmbënguljen e tij për të qëndruar neutral duke deklaruar se Bosnja, e varur plotësisht nga gazi rus, nuk mund të përballojë të distancohet nga Kremlini për shkak të “pasojave të rënda ekonomike”, por edhe lidhjeve të ngushta kulturore me Moskën.

Dodik ka qenë subjekt i disa paketave të sanksioneve të SHBA-së dhe së fundmi është futur në listën e sanksioneve në Mbretërinë e Bashkuar për veprimet e tij përçarëse të brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco