Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim

Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim

13:26, 31/05/2023
A+ Aa A-

Kolegji i Apelit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, ka shpallur aktgjykim të formës së prerë kundër Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit, udhëheqësit e Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan me të njëjtin dënim me 15 vjet burgim.

Kolegji i apelit pranoi ankesën e prokurorit, dhe arriti në përfundimin se Stanishiq dhe Simatoviq, morën pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga krimet në Kroaci, ata janë përgjegjës për krimin në Daljska Planina në qershor 1992.

Ata u dënuan me nga 15 vjet burgim, dhe me këtë dënim Stanishiq dhe Simatoviq u zbulua edhe aktgjykimi i fundit i Tribunalit të Hagës për krime lufte të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2021, Stanishiq dhe Simatoviq u shpallën përgjegjës për ndihmën dhe nxitjen e akteve kriminale të vrasjes si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, si dhe akteve kriminale të dëbimit, transferimit të detyruar dhe persekutimit të myslimanëve dhe popullatës kroate si krime kundër njerëzimit të kryera nga forcat serbe, pas marrjes nën kontroll të Shamac në BeH në prill të vitit 1992. Për këtë, ata u dënuan secili nga 12 vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco