Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare, Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj

Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare, Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj

11:16, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministrit grek, Mitsotakis ka shpallur sot ditën e zgjedhjeve parlamentare. Mësohet se Greqia do të votojë qeverinë e ardhshme më 21 maj.

Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës.

Zgjedhjet parlamentare të 21 majit vijnë pas plotësimit 4-vjeçar të mandatit të qeverisë aktuale dhe nën hijen e aksidentit hekurudhor më tragjik në historinë e ketij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco