‘Luftë’ në kufirin serbo-hungarez, emigrantët përleshen me armë zjarri

‘Luftë’ në kufirin serbo-hungarez, emigrantët përleshen me armë zjarri

20:05, 25/11/2022
A+ Aa A-

Një person u qëllua dhe mbeti i plagosur dhe një numër personash të tjerë u ndaluan pas të dhënave për një përleshje mes emigrantëve në një qytet verior të Serbisë, në kufi me Hungarinë. Sipas autoriteteve serbe, rreth 600 persona u ndaluan.

Policia deklaroi se kishte gjetur një 20-vjeçar që ishte qëlluar dy herë në gjoks, pasi ishte sinjalizuar nga banorët e qytetit Horgos se grupe emigrantësh po qëllonin ndaj njëri-tjetrit.

Incidenti vjen ndërsa shifrat e emigrantëve që përpiqen të arrijnë Evropën perëndimore përmes Ballkanit janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit. Emigrantët vijnë në Serbi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. përpara se të kalojnë në shtetet anëtare të BE-së si Kroacia dhe Hungaria.

Disa qindra emigrantë besohet se kanë ngritur kampingjet e tyre në kufirin serbo-hungarez, duke bërë edhe përpjekje për të kaluar gardhin me gjemba që ndodhet atje. Emigrantët janë kthyer shpesh herë mbrapsht nga policia hungareze dhe kanë kaluar muaj të tërë në zonën kufitare përpara se të arrinin Evropën perëndimore.

Policia serbe deklaroi se ka ndërmarrë një operacion masiv për të ndalur të gjithë personat e përfshirë në incidentin e ndodhur natën mes së enjtes dhe së premtes, si dhe për ndaljen e trafikantëve me ndihmën e dronëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco