Shumica parlamentare në Mal të Zi mbledh firmat për shkarkimin e Milo Gjukanoviç

Shumica parlamentare në Mal të Zi mbledh firmat për shkarkimin e Milo Gjukanoviç

09:56, 23/09/2022
A+ Aa A-

humica parlamentare në Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e Qeverisë. Mali i Zi nuk e njeh një përzgjedhje të tillë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Gjithashtu, theksohet se Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.

Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco