Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'S’ka përdhunim pa dëshirën e gruas'/ 'Tërmet' me reagime në Greqi pas deklaratë shokuese të priftit

'S’ka përdhunim pa dëshirën e gruas'/ 'Tërmet' me reagime në Greqi pas deklaratë shokuese të priftit

11:07, 04/09/2022
A+ Aa A-

Indinjim dhe reagime të forta kanë shkaktuar në Greqi deklaratat e papranueshme dhe obskurantiste të mitropolitit të Dhodhonis, Chrysostomos, i cili i ftuar në një emision televiziv, ka pohuar se asnjë grua nuk përdhunohet pa dashur ajo vetë dhe se për të mbetur shtatzënë një femër duhet “të ketë edhe ajo pjesëmarrje”.

Deklarata e tij janë dënuar ashpër nga disa prej ministrave të qeverisë, midis të cilëve zëdhënësi i kabinetit Mitsotakis ka theksuar se: “Pozicioni i mitropolitit të Dhodhonit nuk shpreh as vlerat e shoqërisë sonë dhe as doktrinën e besimit tonë”.

Edhe përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për deklaratat e tij, të cilat i quajtën të turpshme.

Në të njëjtën kohë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka dënuar këto deklarata të papranueshme për një klerik, të cilat fyejnë njerëzit dhe veçanërisht gratë dhe viktimat e përdhunimit”. Në deklaratën për shtyp, Sinodi thekson se mitropoliti Chrisostomos ka folur në emisionin televiziv duke përfaqësuar veten dhe jo qëndrimet e Kishës dhe se deklaratat e tij për çështjen konkrete të përdhunimit, ndër të tjera, njollosin dhe i bëjnë të pavlera nismat thelbësore dhe punën e heshtur të Kishës së Greqisë që qëndron çdo ditë pranë grave të dhunuara për t’i mbështetur ato.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kleriku në fjalë, shtatë gra kanë ngritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Selanikut një padi bazuar në ligjin antiracist, pas deklaratave të tij delirante për përdhunimet dhe abortet.

Në aktpadi midis të tjerash thuhet, “është barbare të abuzojnë mbi ty dy herë. Fjalët e tua janë me të këqija se vetë dhunimi”.

Deklaratat e Mitropolitit të Dhodhonit ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në të gjithë shoqërinë greke

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sabahat05/09/2022 03:20

Hi, How are you doing? I have got a great guest post offer for you that will help you get more traffic to your site. I will send you a quality article of your readers’ interests and will just need a backlink to my site in return. For that, either you can share the topic ideas of your choice and I will write an article on that or I will share the topic ideas for you to choose one and will send you the article on it. Please share your targeted niche and focus keyword if any. Let me know what you think? Regards, Sabahat Khan

Shto koment

Denonco