Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Vuçiç, pas dështimit në OKB me Srebenicën:  Unë bëra gjithçka për Serbinë tonë, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar

Vuçiç, pas dështimit në OKB me Srebenicën: Unë bëra gjithçka për Serbinë tonë, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar

22:57, 23/05/2024
A+ Aa A-

Nju Jork - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se është krenar sepse ka pasur mundësinë të mbrojë të drejtën e një vendi të vogël para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  dhe të flasë publikisht dhe me zë të lartë kundër atyre që janë shumë të fuqishëm, pa fyer askënd, si dhe për t'u përkulur viktimave, sipas Tanjug.

Ai shtoi se beson se rezoluta (për gjenocid në Srebenicë", kur është fjala për legjitimitetin, ka dështuar, po sipas citimit nga kjo medie serbe.

“Kur bëhet fjalë për fitoren tuaj të madhe apo për fitoren e madhe të atyre që e votuan, nuk do të kisha asgjë tjetër për të shtuar. Dua të them vetëm se ata njerëz që donin të stigmatizonin popullin serb dështuan dhe nuk do të kenë kurrë sukses. donim të na vinte një njollë në ballë dhe nuk ia dolën”, tha Vuçiç.

Por, presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, edhe pse u miratua rezoluta për Srebrenicën, “u  treguam se si  po luftohej për Serbinë, sepse vendet me më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës nuk votuan për rezolutën."

Ai u falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në atë mbrojtje të Serbisë.

"Faleminderit për luftën e madhe. Siç mund ta shihni, kjo ishte para së gjithash një surprizë e madhe, pothuajse një tronditje për shumë njerëz në sallën e OKB-së. E patë që në fillim se sa ndarje do të shkaktojë", tha Vuçiç dhe theksoi se është krenar për Serbinë.

Presidenti i Serbisë tha se sot se Serbia ka luftuar sot para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  se ka bërë gjithçka ka mundur dhe se të gjithë e kanë të qartë se cili ishte rezultati aktual i votimit dhe shtoi:

"Sonte e përfundova karrierën këtu, nuk do të më falin kurrë për këtë dhe kjo ishte gozhda në arkivol. Unë bëra gjithçka për Serbinë tonë. Ata bënë gjithçka për të na poshtëruar. Ne e ngritëm atë në lartësi. Nuk mund të them se ne fituam, sepse këto janë procedurat, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati i vërtetë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Nju Jork, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Ai shtoi se nuk lejohej mbajtja e flamujve kombëtarë në OKB dhe se për këtë është paralajmëruar disa herë, si dhe anëtarët e familjeve të viktimave serbe, të cilët po ashtu mbanin flamurin serb në sallë që nga fillimi i seancës. "Edhe njerëzit tanë këtu më paralajmëruan për këtë. Unë thashë, 'le t’i shohin ata heronj që do të vijnë të marrin flamurin e shenjtë'", shpjegoi Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco