Pamjet/ Vuçiq provokoi pas seancës së OKB-së: Ngriti flamurin serb dhe çoi tre gishta

Pamjet/ Vuçiq provokoi pas seancës së OKB-së: Ngriti flamurin serb dhe çoi tre gishta

13:29, 24/05/2024
A+ Aa A-

Pamje të ndryshme po qarkullojnë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila dje  miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Një video nga larg ka kapur momentin kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq pak minuta pas përfundimit të seancës së OKB-së, valëviti flamurin serb dhe bëri përshëndetjen me tre gishta për kamerat.

Ky veprim i tij vjen pas atij të parit, pak pas momenteve kur rezultatet e votimit dolën në ekran. Vuçiq u pa i nervozuar  e i skuqur në fytyrë nga rezultati që pa.

Ndryshe rezoluta për Srebrenicë, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco