Mickoski: Pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve, por nuk heqim dorë nga integrimi në BE

Mickoski: Pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve, por nuk heqim dorë nga integrimi në BE

16:35, 24/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se vendi padrejtësisht ka paguar çmim të lartë në pritje për anëtarësim në BE-së por se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e unionit. Ai shtoi se është i vetëdijshëm edhe për dobësinë e institucioneve dhe praninë e korrupsionit, por se pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve. Këtë mesazh Mickoski e dërgoi në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë.

“Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulësen e pritjes të BE-së më shumë se dy dekada e gjysmë pasi kemi paguar çmime të larta për të hyrë brenda, assesi nuk komentohet dhe as nuk i intereson askujt. Nga pritja e vazhdueshme humbet dinjiteti ynë, goditet vetëbesimi ynë dhe vetpërcaktimi kolektiv. Nëse flas, kjo nuk do të thotë se heq dorë nga ajo ëndërr sepse edhe Maqedonia është Evropë dhe e merr të drejtën për anëtarësim në Union”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco