Me shpjetësi skëterrë në rrugë, deputeti kërcënon policët pasi i kërkuan patentën

Me shpjetësi skëterrë në rrugë, deputeti kërcënon policët pasi i kërkuan patentën

19:24, 21/08/2022
A+ Aa A-

Një deputet grek ka bërë një sërë parakalimesh të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugët e Kretës dhe ka kërcënuar policët që i kanë kërkuar patentën.

Sipas Protothema.gr deputetit i është marrë patenta dhe i janë hequr targat e makunës pas shkeljeve të bëra, pasi ka rrezikuar për të shkaktuar një aksident të rëndë.

Ngjarja më saktësisht ka ndodhur në autostradën Chania-Rethymno mesditën e së shtunës, 20 gusht, ku deputeti po lëvizte në lartësinë e kryqëzimit të Kalyvos, duke bërë katër parakalime të njëpasnjëshme të paligjshme dhe duke lëvizur kundravajtje.

Presidenti i Oficerëve të Policisë së Chanias dhe komandanti i Policisë Rrugore të BAKK-së konfirmoi ngjarjen për zarpaneës.gr dhe deklaroi se do të zbulojë emrin e deputetit.

“Policët e ndaluan për të konfirmuar shkeljen, pa e ditur se kush është. Por ai filloi t’i kërcënonte”, tha Xanthoudakis.

Kryetari i oficerëve të policisë i bëri thirrje deputetit që të dalë dhe të kërkojë falje publike për situatën e krijuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco