Gjykata Evropiane dënon Greqinë për vdekjen e emigrantëve në det

Gjykata Evropiane dënon Greqinë për vdekjen e emigrantëve në det

13:58, 09/07/2022
A+ Aa A-

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Greqinë të paguajë një shumë prej 330 mijë eurosh, për vdekjen e emigrantëve në det, nga fundosja e një varke në vitin 2014 në detin Egje

Më 20 janar 2014, 11 afganë, përfshirë tetë fëmijë, humbën jetën kur anija e vogël në të cilën ndodheshin u mbyt pranë Farmakonisi, një ishull i vogël në detin Egje juglindor.

Të 16 të mbijetuarit pohuan se roja bregdetare greke e fundosi varkën kur e tërhoqi me shpejtësi të madhe drejt Turqisë.

Një refugjat sirian 21-vjeçar fillimisht u shpall fajtor nga gjykatat greke për fundosjen e anijes dhe mbytjen e 12 afganëve, pasi ai po drejtonte mjetin lundrues dhe u dënua me 145 vjet e 3 muaj burg dhe 570 mijë euro gjobë.

Ndërsa një  gjykatë Apelit vendosi në vitin 2017 se asnjë person në anije nuk mund të kishte parandaluar mbytjen fatale dhe ia ndryshoi dënimin sirianit në dhjetë vjet dhe sipas kodit penal, ai u caktua të lirohej.

Të mbijetuarit dhe pesë organizata greke dhe ndërkombëtare i bënë thirrje Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që të hetonte Greqinë për këtë çështje.

Ata vlerësuan ndër të tjera se roja bregdetare greke nuk mori masat e nevojshme për shpëtimin e refugjatëve dhe se hetimi i çështjes ishte i paplotë dhe joefektiv.

Pas hetimeve Gjykata Evropiane ra dakord se kishte një ekzaminim me të meta nga autoritetet greke dhe ato gjyqësore të përgjegjësive të personave të përfshirë në këtë çështje, e cila rrezikoi jetën e 16 të mbijeturëve. 

Ai tha se kishte një lidhje të drejtpërdrejtë midis veprimeve dhe mosveprimeve të rojes bregdetare në lidhje me mbytjen e anijes dhe vdekjen e njerëzve në bord.

Gjithashtu, gjykata vendosi se kishte një trajtim çnjerëzor të atyre që u shpëtuan, çështje për të cilat nuk u fol nga sistemi i drejtësisë greke dhe ministri i atëhershëm i Transportit, Miltiadis Varvitsiotis.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco