Greqi: Nga frika e luftës bërthamore, njerëzit dyndën për të blerë preparate të cilat përmbajnë jod

Greqi: Nga frika e luftës bërthamore, njerëzit dyndën për të blerë preparate të cilat përmbajnë jod

13:04, 05/03/2022
A+ Aa A-

Frika e një lufte bërthamore po mbizotëron në shumë vende të botës pas deklaratës të presidentit rus Vladimir Putinit  për të rritur nivelin e gatishmërisë për forcat bërthamore në nivelin e luftimit.

Nisur nga kjo farmacistët në Bullgari që prej gjashtë ditësh kanë shitur të gjitha preparatet që kanë jod.

 E njëjta gjë po ndodh dhe në Poloni, Belgjikë, Francë dhe Holandë.

Por në 24 orët e fundit  edhe në farmacitë greke po ndodh e njëjta gjë shkruan media helene Prothema.gr.

“Konsumatorët besojnë se marrja e këtyre preparateve kundërshton efektet anësor që mund të shkaktohen nga shpërndarja e radioaktivitetit në atmosferë nga një aksident i mundshëm në centralin bërthamor të Ukrainës ose nga frika e një lufte bërthamore’ është shprehur një farmacist për median helene.

Preparatet që përmbajnë elementin kimik jod mund të merren pa recetë dhe kjo ndoshta është një aryse shtesë pse tashmë raftet janë boshatisur nga këto preparate në farmacitë greke.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco