Gjen 5 mijë euro në xhepat e rrobave të përdorura që shet, i dorëzon në polici: S'mund të mbaj diçka...

Gjen 5 mijë euro në xhepat e rrobave të përdorura që shet, i dorëzon në polici: S'mund të mbaj diçka...

10:36, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një grua që shet rroba të përdorura në tregun Papagout në Greqi ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar. 

Gruaja ka bërë një gjest të rrallë dhe ka vendosur t'i dorëzojë lekët në polici në rast se dikush do të shkojë t'i kërkojë.

Ajo tha se "nuk mund ta mbaj diçka që nuk është e imja."

Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.

Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave, shkruan protothema. 

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës” .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

NEXHAT KITA21/01/2022 17:22

NjË LAJM i MADH një PROTAGONIST ARBNOR Qofsh e nderuar! Je shembëlltyrë e virtyteve njerëzore arbnore - shqiptare. Je e gjakut ARBNOR.

NEXHAT KITA21/01/2022 17:20

NjË LAJM i MADH një PROTAGONIST ARBNOR Qofsh i nderuar! Je shembëlltyrë e virtyteve etike arbnore - shqiptare.

Shto koment

Denonco