Babis Anagnostopoulos: 24 orët e tij në burg, habit me veprimet

Babis Anagnostopoulos: 24 orët e tij në burg, habit me veprimet

08:52, 12/10/2021
A+ Aa A-

Greqi- I izoluar në qelinë e tij, duke shkruar gjithë ditën dhe duke refuzuar të dalë edhe në oborrin e burgut sepse, siç thonë "burimet", ai ka frikë të mos fotografohet, Babis Anagnostopoulos i cili vrau bashkëshorten e tij Caroline Crouch i kalon 24 orët e tij në qeli.

Njerëzit që e shohin, zbulojnë për protothema.gr, se piloti shkruan me pasion, por pa i thënë askujt atë që shkruan saktësisht , për orë të tëra çdo ditë, në letër të bardhë.

Në repartin e 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa marrëdhëniet me dy personat që ndajnë qelinë, një punonjës policie i korruptuar dhe një tjetër i burgosur për borxhe, janë të ftohta.

Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari janë kur ai merr një punë në mensën e burgut si "nëpunës" dhe kur del në telefon për të komunikuar me avokatin e tij z. Alexandros Papaioannidis.

Ai nuk pranon vizitorë dhe tani është duke pritur që të dhënat e reja nga Policia të futen në dosjen e rastit të cialt janë:

Dy raportet që kanë të bëjnë me lëvizjen e llogarive bankare nga heqja e sekretit bankar dhe rezultatet nga kamera që iu dërguan kompanisë prodhuese në Kinë për të marrë pamjet video.

Në dokumentin audio të paraqitur për herë të parë nga  media helene Mega, piloti dëgjohet duke kollitur, ulëritur dhe duke u përpjekur t'i japë sa më shumë besueshmëri telefonatës në veprim të menjëhershëm. 

Ai përpiqet të shtiret si i tronditur: "Ndihmë", " Na ndihmoni po na grabisin".

 Në anën tjetër të linjës telefonike ishte një grua nga Qendra e Veprimit të Menjëhershëm e cila e pyet se ku është dhe pasi ai rënkon shumë dhe madje gjoja qan, ai i përgjigjet "Glyka Nera". 

Gjatë gjithë telefonatës ai u përpoq të bindte policinë se ishte në gjendje shoku dhe kërkoi një ambulancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco