Asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

14:33, 20/06/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3 265 testime dhe janë regjistruar vetëm tetë raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja, tre janë në Shkup, dy në Strumicë dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 72 pacientë, kurse të vdekur nuk ka pasur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore, me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithej 155 624, ndërsa prej tyre 149 862 pacientë janë shëruar dhe 5 475 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 287.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco