Tjetër rekord në Greqi/ 841 raste të reja dhe 10 viktima nga Covid brenda ditës

Tjetër rekord në Greqi/ 841 raste të reja dhe 10 viktima nga Covid brenda ditës

17:02, 23/10/2020
A+ Aa A-

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja në Greqi, ndërsa qeveria ka shtrënguar masat kufizuese në shumë zona.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet greke kanë njoftuar se janë konfirmuar 841 raste të reja.

Ndërkaq, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 559 numrin e viktimave.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj është 29057, nga të cilat 55.5% janë burra.

Nga të dhënat e fundit, 89 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco