Një tjetër i vdekur/ Shkon në 184 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

Një tjetër i vdekur/ Shkon në 184 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

17:19, 15/06/2020
A+ Aa A-

Regjistrohet vdekja e rradhës si pasojë e Koronavirusit në Greqi, duke e çuar në 184 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë.

Sipas mediave helene, personi që humbi jetën është një burrë 82-vjeçar nga Echinos, i cili u shtrua në spital në ICU të Spitalit Alexandroupolis, në intubim.

82-vjeçari kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj, përveç viktimave, numëron edhe 3,134 të infektuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco