9 viktima dhe 162 raste të reja në 24 orë/ Covid-19 mbërthen Maqedoninë e Veriut

9 viktima dhe 162 raste të reja në 24 orë/ Covid-19 mbërthen Maqedoninë e Veriut

16:18, 14/06/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut vijon të jetë mes shteteve më të goditura nga Covid-19 jo vetëm në rajonin e Ballkanit.

Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj regjistron 62 raste të reja infektimi dhe 9 viktima.

Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Tashmë totali i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka kapur 4057 ndërsa ai i viktimave në 188.

Po ashtu 1710 janë shëruar teksa 2159 janë ende të infektuar aktivë.

Gjatë 24 orëshit të fundit, Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 5 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: 2 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut numëronte 196 raste të reja. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco