Turqia sfidon pandeminë/ Rifillon shpimet për naftë në Mesdhe

Turqia sfidon pandeminë/ Rifillon shpimet për naftë në Mesdhe

22:05, 04/05/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, Turqia ka intensifikuar kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Situata e krijuar nga virusi, së bashku me uljen e çmimit të naftës, ka sjellë një pezullim të përkohshëm të aktiviteteve të kompanive të huaja të arit të zi në rajon.

Dy anijet turke – Fatih dhe Yavuz – kanë vazhduar operacionet e tyre, ndërsa një e tretë, Kanuni, ka mbërritur në qytetin bregdetar Ta?ucu në mesin e marsit.

Koronavirusi shkaktoi një rënie ekonomike globale të papritur, ku pasojë e së cilës ishte dhe e tatëpjeta e cmimit të naftës në tregjet botërore.

Situata e krijuar prej pandemisë ndikoi edhe në aktivitetet e eksplorimit dhe shpimit nga ana e kompanive globale të naftës, duke rezultuar me rishikime apo edhe pezullime të përkohshme të këtyre programeve, përfshirë ato në Mesdheun Lindor.

ExxonMobil i ka frenuar që nga 13 prilli planet e saj për kërkime në brigjet brigjet e Qipros.

Mediat ndërkombëtare raportuan se edhe programet e konsorciumit franko-italian, Total dhe ENI, janë shtyrë në tre puset e planifikuar për vitin 2020 dhe gjashtë puse të planifikuara për dy vitet e ardhshme.

Operacionet turke të shpimit për naftë i shtuan tensionet në rajon vitin e kaluar.

Turqia këmbënguli se ato po zhvilloheshin brenda shefit të saj kontinental.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco