Hiqen kufizimet, grekët nxitojnë të qethen dhe të blejnë lule Një parukier me maskë dhe doreza i pret flokët një klienti ditën e parë të lehtësimit të kufizimeve në Selanik, në 4 maj të vitit 2020.

Hiqen kufizimet, grekët nxitojnë të qethen dhe të blejnë lule

12:36, 04/05/2020
A+ Aa A-

Athinë - Sallonet e flokëve në Greqi, dyqanet e luleve dhe librave u rihapën të hënën si pjesë e një lehtësimi gradual të kufizimeve të vendosura gjashtë javë më parë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Që në mëngjes herët, Policia kreu inspektime në autobusë dhe në stacione metroje për t’u siguruar që pasagjerët mbanin maska kirurgjikale të detyrueshme si edhe në dyqane për të parë nëse po respektoheshin rregullat e distancës sociale.

Grekët nuk kanë më nevojë për një leje me arsye të vlefshme - si blerjet e ushqimeve apo barnave - për të  dalë nga shtëpitë e tyre.

Trafikut u shtua në rrugët e Athinës dhe qytete të tjera të mëdha, dhe radhë u formuan jashtë dyqaneve të pajisjeve elektrike, të cilat gjithashtu u lejuan të hapen për herë të parë që kur Greqia vendosi bllokimin e saj në mes të marsit.

Greqia, një vend me 11 milionë banorë, deri më tani ka regjistruar 2,626 raste të COVID-19, sëmundjes së frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi dhe 144 vdekje, shumë më pak se në shumë vende të tjera të Evropës.

Por Greqia, e cila doli vetëm në vitin 2018 nga një krizë borxhi që fshiu një çerek të prodhimit të saj ekonomik, është e dëshpëruar për të lejuar që bizneset të rihapen dhe ka frikë se pandemia e koronavirusit do të shkatërrojë të ardhurat e këtij viti në turizëm, një shtyllë e ekonomisë së saj.

Kanalet televizive lokale treguan parukierë dhe klientët e tyre që mbanin maska kirurgjikale në Athinë dhe qytetin verior të Selanikut. Sallonet e flokëve funksionojnë vetëm me takime me orare.

Dyqanet e vogla të shitjes me pakicë, duke përfshirë luleshitës dhe shitës librash, syzesh apo shërbime në spa, janë ndër bizneset e tjera që lejohen të rihapen të hënën.

Orari i punës i dyqaneve të lejuara për të rihapur ka të ngjarë të zgjatet për shkak të kërkesës së lartë.

Shkollat, restorantet dhe baret pritet të rihapen më vonë këtë muaj. Hotelet do të fillojnë të hapen nga 1 qershori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco