Arrin në 19 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi

Arrin në 19 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi

11:20, 24/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 19 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi.

Viktimat e fundit janë dy gra, ku e para humbi jetë në spitalin Sotiria të Athinës, ndërsa tjetra është një e moshuar që ka qenëe pjesë e grupit të turistëve që vizituan vendet e shenjta ne Izrael dhe u kthye në Greqi në fund të shkurtit.

Ndërkohë 695 është numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Në shtetin fqinj është shënuar edhe pacienti më i ri në moshë. Bëhet fjalë për një bebe 3 muajshe. Diagnostifikimi u bë në një spital të fëmijëve në Athinë.

Foshnja 3 muajshe po mbahet në izolim megjithatë gjendja shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë anomali. Në spitalet greke kanë lindur dy foshnje gjatë kësaj jave nënat e të cilëve kanë qenë të infektuar me CoVid-19 por deri tani këto foshnje nuk rezultojnë të jenë prekur nga virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco