311 raste në 24 orë/ Raportohen 9 viktima dhe konfirmohen 670 raste në Turqi

311 raste në 24 orë/ Raportohen 9 viktima dhe konfirmohen 670 raste në Turqi

22:55, 20/03/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve në Turqi për shkak të koronavirusit u rrit në nëntë, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca të premten vonë, pasi pesë pacientë të moshuar vdiqën.  

Numri i rasteve të konfirmuara në vend është rritur pasi I infektuari i parë u njoftua javën e kaluar, duke arritur në 670 këtë të premte. Rastet janë dyfishuar afërsisht çdo ditë që nga e diela, raporton Reuters.  

Koca tha se 3,656 teste ishin kryer në 24 orët e fundit, ku 311 prej të cilave rezultuan pozitive.  

Më vete, ministria turke e shëndetësisë tha se të gjitha spitalet, përfshirë ato private, do të duhet të pranojnë dhe trajtojnë pacientët e dyshuar të koronavirusit të ri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco